Sot në tetë vjetorin e Sokol Olldashit…
Shqipëria, një Njeri më pak…Qytetaria, një Zë më pak…Demokracia, një Demokrat më pak… Hipokrizia, një “armik” më pak…Shoqëria, një idhull më pak… veç Zotit, i shkoi një I Mirë më shumë…
Ja dhe postimi i Emili Bibollit sot në përkujtimin e Sokol Olldashit:
Edhe këtë vit trokiti shumë shpejt 20 nëntori. Trokiti shpejt për të na rikujtuar se politikën shqiptare e kanë uzurpuar një sërë defiçitesh në intelektualë, në argumente, e në reflektime. Trokiti shpejt për të na rikujtuar se kalibri i politikanit Olldashi pa asnjë lloj defiçiti, do i mungojë gjithmonë asaj.
Sot, pas kaq vitesh dhe ato pak fjalime që kanë mbetur nga i ndjeri Sokol Olldashi në rrjetet sociale, e sidomos fjalimi i tij i fundit në Parlament, të shkundin saherë që i dëgjon. Sokoli shpejt u shndërrua në “makth” për disa politikanë, sepse guxonte të shpaloste të vërtetat pa i transformuar ato. Sokoli ishte adhurues dhe mbështetës i të rinjve, djalë i aftë, i edukuar, unik, ambicioz e luajal me të gjithë, por fatkeqsisht të tillë njerëz, të vetëm përballë sistemit e kanë rrugëtimin të shkurtër në politikë.
I paharruar qoftë kujtimi i tij! Mjafton ti dëgjosh fjalimet për të kuptuar se çfarë njeriu ishte, e mbase edhe për tu bindur se ishte i vetmi politikan që do ta kishte divorcuar përfundimisht të renë nga e vjetra në politikë!
@NewsIn.Al

