KreuAktualitetiSotiraq Filo: Universiteti i Korçës do vijojë të qëndrojë me dinjitet krahas...

Sotiraq Filo: Universiteti i Korçës do vijojë të qëndrojë me dinjitet krahas universiteteve të tjera publike në vend dhe vlerë e çmuar për Korçën.

Në lidhje me debatin e këtyre ditëve për Universitetin e Korçës.

Sotiraq Filo

Kam pritur daljen e djeshme me një qëndrim zyrtar të Universitetit “Fan Noli” në Korçë për të shprehur qëndrimin tim lidhur me këtë çështje.

Për Korçën e arsimit, Korçën e të parës shkollë shqipe në Shqipëri, prezenca e një institucioni prestigjoz të arsimit të lartë shqiptar është vlerë e çmuar.

Ka rreth gjysëm shekulli që Korça ka universitet publik. Në respekt të plotë të autonomisë së universitetit mendoj se çdo vendimmarrje e lidhur me ekzistencën dhe vijueshmërinë e këtij institucioni duhet të përfshijë të gjithë aktorët, duke filluar padyshim me profesoratin, studentët, për të vazhduar me institucionet dhe banorët e Korçës.
Universiteti është i të gjithëve, vlerë e çmuar e mendimit intelektual, zhvillimor dhe progresiv të lokalitetit, me ndikim në jetën sociale dhe ekonomike e si e tillë moralisht çdo qëndrim për ekzistencën, vijueshmërine dhe cilësinë e universitetit na takon të gjithëve.

Le të jetë ky moment një reflektim nga ana e universitetit për përshtatjen e degëve dhe programeve të studimit sipas tregut të punës, interesave të të rinjve dhe politikave zhvillimore të Korçës duke u kthyer në një aktor të rëndësishëm zhvillimor me mendimin profesional dhe kërkimin shkencor.
Vetëm kështu Universiteti i Korçës do vijojë të qëndrojë me dinjitet krahas universiteteve të tjera publike në vend dhe vlerë e çmuar për Korçën.

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit