KreuAktualitetiSPAK ka ankimuar vendimin e GJKKO për të pandehurit për inceneratorin e...

SPAK ka ankimuar vendimin e GJKKO për të pandehurit për inceneratorin e Elbasanit, Lefter Koka e Alqi Bllako

Prokuroria e Posaçme SPAK ka ankimuar vendimin e GJKKO për të pandehurit për inceneratorin e Elbasanit, konkretisht ish ministrin Lefter Koka dhe ish deputetin Alqi Bllako.

Për Lefter Koken gjykata rrezoi akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe dënoi atë për korrupsion. Ndërkohë SPAK kërkon në Apelin e Posaçëm dënimin e Alqi Bllakos dhe Lefter Kokës njësoj siç është kërkuar në pretencë përkatësisht 10 vite për Kokën e 4 vite për Bllakon.

Alqi Bllako për inceneratorin e Elbasanit ka marre pafajësi, por mbahet ne burg, pasi është dënuar për inceneratorin e Fierit.

Kujtojmë që ish-Ministri i Mjedisit Lefter Koka u dënua me 6.8 vite burg nën akuzat për korrupsion e pastrim parash në një gjykim ky 12 nga të pesëmbëdhjetë të akuzuarit u shpallën fajtor dhe u dënuan në total me mbi 40 vjet burg.

Ndërkohë gjykata hoqi sekuestron preventive mbi shumicën e pronave të Kokës si dhe të një apartamenti të Bllakos.

@ NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit