KreuAktualitetiSPAK kërkon arrestimin e Arben Ahmetajt, dërgon kërkesën në Kuvend

SPAK kërkon arrestimin e Arben Ahmetajt, dërgon kërkesën në Kuvend

SPAK kërkon arrestimin e Arben Ahmetajt, dërgon kërkesën në Kuvend

Prokuroria e Posaçme kërkon arrestimin e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj. Sipas Klan News, kërkesa e SPAK ka mbërritur në Kuvend. Gazetarja Glidona Daci raporton se SPAK kërkon po ashtu autorizim nga Kuvendi për kontroll në banesat dhe zyrën e Ahmetajt.

Në kërkesën që SPAK ka depozituar në Kuvend, gazetarja thotë se Ahmetaj akuzohet për 3 vepra penale; korrupsion pasiv, pastrim parash dhe deklarim i rremë e fshehje pasurie.

Fillimisht, Prokuroria hetoi rolin e tij në inceneratorin e Elbasanit, për akuzën e shpërdorimit të detyrës, ndërkohë, në muajin shkurt regjistroi një tjetër procedim pas një kallëzimi për 3 akuzat e tjera.

Megjithatë akuza e shpërdorimit të detyrës, siç raporton Daci, ka rënë.

Më herët, njerëzve të afërt të ish-ministrit iu sekuestruan 2 vila, me dyshimet se posedohen në mënyre indirekte prej tij. Gjithashtu, me kërkesë të SPAK në mars u ushtrua kontroll në banesën ku ai jeton.

Më datë 22 Maj, Arben Ahmetaj dëshmoi për më shumë se 5 orë në SPAK dhe pas daljes nga prokuroria tha se kishte sqaruar pozicionin e tij në lidhje me akuzat ./tvklan.al

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit