KreuAktualitetiSPAK kërkon forcimin e masës së sigurisë, analisti i njohur habit me...

SPAK kërkon forcimin e masës së sigurisë, analisti i njohur habit me deklaratën

SPAK kërkon forcimin e masës së sigurisë, analisti i njohur habit me deklaratën

Analisti Skënder Minxhozi, në një studio televizive ka komentuar kërkesën e SPAK për ashpërsimin e masës së sigurisë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Ai shprehet se beteja me drejtësinë nuk do ta largojë kryefoltoristin nga politika.

Minxhozi thotë se tronditjen që ka marrë Berisha ‘ka futur në mendime të thella edhe maxhorancën’.

“Mendoj se ne i kemi dhënë një përgjigje pak të ndryshme idesë fillestare, rënia e një lideri politik dhe nuk është prej shumë kohësh. Këtu ose je ose nuk je në sensin që çfarë kemi sot si fotografi në atë që quhet PD.

Çfarë është PD sot? Porcioni më i madh i PD-së sot identifikohet me Sali Berishën.

Çfarë do të thotë shkresa e sotme e Altin Dumanit që e fut Berishën në shtëpinë e vet dhe nuk e lë të dalë? Do të thotë dhe ikja e tij de jure dhe de facto nga kjo copë e madhe PD, e cila vlen 400 mijë vota? Mendoj se jo sepse Rithemelimi vazhdon të identifikohet me doktorin, nuk pranojnë t’i përgjigjen edhe kur ai ishte jashtë nëse do të jetë kandidat për kryeministër në 2025, dhe e kamuflonin. Mund të jetë dikush tjetër por që do të jetë lider i kësaj cope të partisë, nuk besoj se kjo e sotmja e ndryshon këtë realitet.

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit