KreuAktualitetiSPAK me dorë të hekurt_ Nëntë urdhër arreste për zyrtarët e Bashkisë...

SPAK me dorë të hekurt_ Nëntë urdhër arreste për zyrtarët e Bashkisë së Tiranës

SPAK me dorë të hekurt_ Nëntë urdhër arreste për zyrtarët e Bashkisë së Tiranës

SPAK ka bërë një aksion sot në bashkinë e Tiranës ku ka arrestuar disa nga drejtorët e Erion Veliajt. Gjatë aksionit në bashki si dhe banesat e tyre janë arrestuar krahu i djathtë i Veliajt, Mariglen Qato si dhe Redian Molla, ish-drejtori i UKT-së. Arrestimet kanë ardhur pas rreth një viti që kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Tiranë, Belind Këlliçi ka bërë për korrupsion pasiv dhe shkelje në barazinë e tenderave nga kompania 5D.

Si është krijuar kompania 5D dhe çfarë fshihet pas saj?

Kompania 5D KONSTRUKSION themelohet ne daten 22.01.2016. Kompania kishte emrin fillestar IGOR ELEKTRIK. Aksioneri i vetëm i saj qe Eduart Meta, një lidhje shoqerore e Mariglen Qatos. Në daten në datën 27.01.2017, Eduart Meta shet 75% të aksioneve të kompanisë Igor Elektrik tek Muhamet Gani Petriti.

Nga kontrolli në QKB z.Muhamet Petritit të ketë qysh prej vitit 2010 aktivitet furrë buke. Në datën 29.06.2018 largohet si administrator Eduard Meta dhe emërohet Nestor Muhametllari, ky i fundit një emër shumë i rëndësishëm në ketë skemë. 6 muaj më pas, Eduard Meta shet të gjitha aksionet te Muhamet Petriti dhe ky i fundit tashmë është 100% zotërues i kompanisë. Dhe vetëm një muaj më pas, në 7 janar 2019, kompania ndryshon emër nga Igor Elektrik në VAS Konstruksion.

Nestor Muhametllari, administratori i kompanisë në mars 2021 blen për vlerën 1.000.000 lekë 100% të aksioneve të kompanisë. 9 muaj më vonë, kompania ndryshon emër dhe nga Vas Konstruksion bëhet 5D Konstruksion. Deri këtu çdo veprim duket ligjor, por nëse futemi në detaje do të kuptojmë rrjetin nepotik me epiqendër Mariglen Qaton:

Muhamet Petriti është babai i Elsa Qatos, e cila është bashkeshorte Alfred Qato. Nga verifikimet, Alfredi është vëllai i Mariglen Qatos, Drejtori i Inspektoriatit për Mbrojtjen e Territorit Tiranë. Muhamet Petriti figuron i punësuar si bukëpjekës tek Vjollca Petriti, bashkëshortja e tij, regjistruar në vitin 2013, si person fizik me aktivitet prodhime brumi.

Elsa Qato, kunata e Mariglen Qatos, ështe e punësuar në biznesin e Vjollca Petritit, nënës së saj, së bashku me të motrën. Alfred Qato, vëllai i Mariglenit figuron si drejtor në prodhim te Alfred Qato person fizik dhe  tek kompania V.A.S KONSTRUKSION në pozicionin karpentier me pagen 34.000 leke. Nga viti 2017-2020 kompania ka gjeneruar rreth 190,000,000 lekë, ose 1.500.000 euro. Fitimet në vite rriten ndjeshëm, nga rreth 6 milionë lekë në 2017 në rreth 107 milionë lekë në 2021.

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit