KreuAktualitetiSPAK merr të pandehur Kreun e Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri

SPAK merr të pandehur Kreun e Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri

SPAK merr të pandehur Kreun e Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri

Myzyri është kreu i Komisionit te Prokurimeve Publike dhe akuzohet nga SPAK për Shkelje të barazisë në tendera, kryer në bashkëpunim

Çështja ndaj tij po hetohet për një sërë procedurash tenderash, dhe shumica e tyre kanë të bëjnë me objektin që kanë patur për ndërtimin apo rikonstruksionin e rrugëve ku autoritet kontraktor ka qenë Autoriteti Rrugor Shqiptar. Burimi shprehet i rezervuar se cilat janë këto projekte dhe procedura, por theksoi se janë krijuar dyshime të arsyeshme për shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre. Gjatë paraqitjeve të tij në SPAK, ai nuk ka dhënë asnjë shpjegim apo deklaratë për mediat pavarësisht se është në krye të një institucioni të rëndësishëm publik.

Myzyri do te paraqet ditët ne vijim bashkë me avokatin për tu pyetur si i pandehur.

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit