KreuAktualitetiSPAK/ Prokuror, biznesmenë dhe ish-drejtues policie, zbardhen emrat, ja kush janë të...

SPAK/ Prokuror, biznesmenë dhe ish-drejtues policie, zbardhen emrat, ja kush janë të arrestuarit

SPAK/ Prokuror, biznesmenë dhe ish-drejtues policie, zbardhen emrat, ja kush janë të arrestuarit

Policia e Shtetit ka zhvilluar një operacion në disa qytete të vendim duke arrestuar eksponentë kriminal, biznesmenë, drejtues policie edhe prokurorë.

Konkretisht të arrestuarit janë;

Oltion Bistri– Specialisti i Drejtorisë së Krimeve në Volum, Oltion Bistri sapo ishte emëruar në këtë pozicion. Më herët ka mbajtur postin e Shefit të Operacionales një post që e mori në shkurt të vitit 2022.  Në vjeshtën e vitit 2021, ka qenë me detyrë në Policinë e Lezhës ndërsa ka drejtuar edhe atë të Durrësit.

Xhevahir Lita-Prokuror i qarkut Kukës. Ai e mbante detyrën e Prokurorit të Kukësit që prej vitit 2021. Më herët ai mbante detyrën e prokurorit në Prokurorinë e Tiranës.

Astmer Bilali– Anëtar i bandës së Bajrave dhe ish boksier i Vllazënisë.  Astmer Bilali, ish boksier i Vllaznisë, ra në qendër të vëmendjes së mediave kohë më parë kur mbeti i vrarë në një atentat shoku i tij Arjan Ferracaku teksa kalëronte pikërisht në resortin e Astrit Bilalit. Në ngjarjen e rëndë, Astmer Bilali ndodhej me Ferracakun kur ai mbeti i vdekur nga plumbat në distancë, dhe u dyshua se ishte pikërisht Bilali shënjestra e autorëve që ngatërruan objektiv. Ai u arrestua në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër nga FNSH dhe RENEA, si pjesë të “Bajrave”, e ndërsa akuzohet për një sërë veprash penale. Vetëm pak kohë më parë, iu ekzekutuan në derë të shtëpisë babi dhe xhaxhai, Astrit dhe Ibrahim Bilali.

Ardit Hasanbenga–  Ish Shefi i Seksionit për Krimet, në Komisariatin e Policisë Berat. Ai u shkarkua nga policia në nëntor të vitit te shkuar pas shkarkimit të zinxhirit komandues të policisë së Beratit. Kjo u bë pas zbulimit të serave me kanabis në këtë qark, në fshatin Rërëz

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit