KreuAktualitetiSPAK shpall pretencën për drejtoreshën e Veliajt dhe të pandehurit e tjerë...

SPAK shpall pretencën për drejtoreshën e Veliajt dhe të pandehurit e tjerë (EMRAT)

SPAK shpall pretencën për drejtoreshën e Veliajt dhe të pandehurit e tjerë (EMRAT)

Këtë të mërkurë, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka shpallur pretencën në kuadër të fraksionit të dytë të dosjes të njohur si “5D”.

Për të pandehurën Deborah Keçi, SPAK kërkoi dënimin me 1 vit burg. Për të, u kërkua që ekzekutimi i dënimit të pezullohet për një periudhë prej 2 vitesh.

Po ashtu, SPAK kërkon edhe heqjen e të drejtës për të ushtruar funksionin publik për një periudhë prej 5 vitesh.

Në lidhje me të pandehurit Teuta Guri, Reinaldo Gjerazi dhe Jetjon Meraj, Prokuroria kërkoi dënimin me 9 muaj burgim për secilin. Por, përfundimisht u kërkua pezullimi i dënimit me burg dhe vendosja në provë për dy vite.

Deborah Keci u kerkua denimi me 1 vit burg

Teuta Guri, Reinaldo Gjerazi dhe Jetjon Meraj, 9 muaj burgim secili.

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit