Stavri Shkurti portreti i aktorit të madh, njeriut të mirë që si në ekran dhe në jetë të mbillte mirësinë! Janë disa njerëz në jetë që mallin ta bëjnë dhuratë të përjetshme.
Stavri Shkurti lindi në qytetin e Korçës në 5 gusht të vitit 1927. Fillimet e tij artistike janë që në moshë të re që në vitin 1950, kur u krijua teatri profesionist “Andon Zako Çajupi”, duke qënë një ndër aktorët e parë të këtij teatri. Studimet e larta i mbaroi në Pragë (Çeki) për inxhinieri hidrologjike. Por pavarësisht studimeve ai do të kthehej tek pasioni i tij i hershëm duke u rikthyer në Teatrin “Andon Zako Çajupi”.
Në skenën e këtij teatri, i drejtuar prej regjisorëve të njohur si Dhimitër Orgocka (Artist i Popullit), Fadil Kraja, Piro Mani (Artist i Popullit), Sokrat Mio (Artist i Popullit), Vangjo Grabocka (Artist i Merituar) etj., do të interpretonte për më se 30 vjet role dhe personazhe që do të ngeleshin të paharrueshëm jo vetëm për publikun korçar por edhe për atë mbarëshqiptar.
Këtu do të veçojmë rolin e Karandeshit në dramën “Vajza pa prikë”, ose interpretimet e tij në disa nga kryeveprat e dramaturgjisë botërore si “Pamje nga ura” e Artur Milerit dhe “Nata e dymbëdhjetë” e Shekspirit ndërsa nga dramaturgjia shqiptare veçojmë interpretimin e tij në dramën “Maro Mokra”.
Në kinematografi ka interpretuar 40 role. Roli i tij i parë do të përkojë me të parin film tërësisht shqiptar, filmin “Tana” në vitin 1958 ku ai do të interpretojë një rol episodik.
Më tej do të vazhdonin role të tjera që do ta bënin të njohur për gjithë publikun artdashës si roli i Besimit në filmin “Ilegalët” në vitin 1976, roli i Salës, sekretarit të Partisë në filmin “Zonja nga qyteti” në vitin 1976, per te cilin mori edhe komplimentet nga Enver Hoxha, roli i Zalo Kapllanit në filmin televiziv “Agimet e Stinës së Madhe” në vitin 1981, roli i Manol Gjinajt, përkthyesit në filmin “Asgjë nuk harrohet” në vitin 1985 etj.
Roli i tij i fundit do të jetë roli i Fajdexhiut në filmin “Vitet e pritjes” në vitin 1990.
Në vitin 1992 del në pension dhe më pas largohet nga Atdheu në Selanik të Greqisë ku dhe do të ndahet nga jeta pas një sëmundje të rëndë disa vjeçare në 6 gusht të vitit 1998 duke u përcjellë me shumë nderim e dashuri në banesën e fundit jo vetëm nga gjithë populli i Korçës por dhe nga shumë miq,kolegë e dashamirë.
Filmografia
1990 — Vetmi – Jani
1990 — Fletë të bardha (Film TV) – Andrea
1990 — Jeta në duart e tjetrit – Babai i Spiros
1989 — Kush është vr sësi – Thimi Dino
1989 — Muri i gjallë – Babai i Rozafës
1989 — Vitet e pritjes – Fajdexhiu
1988 — Shkëlqimi i përkohëshëm – Vjehrri i Danes
1987 — Botë e padukshme – Inxhinier Ganiu
1987 — Përsëri pranverë – Sekretari
1987 — Rrethi i kujtesës – Profesor Weberi
1986 — Dasëm e çuditëshme – Dalipi
1985 — Asgjë nuk harrohet – Manol Gjinaj,përkthyesi
1985 — Të shoh në sy (Film TV) – Drejtori
1984 — Kush vdes në këmbë – Doktori
1984 — Lundrimi i parë – Borak
1984 — Vendimi – Kiçua
1983 — Një emër midis njerëzve – Jani
1981 — Agimet e stinës së madhe (Film TV) – Zalo Kapllani
1981 — Gjurmë në kaltërsi – Mjeku
1981 — Kërc ënimi – Drejtori
1981 — Qortimet e vjeshtës – Fotografi
1980 — Një shoqe nga fshati – Sala,sekretari i Partisë
1980 — Partizani i vogël Velo – Babai i Velos
1979 — Mysafiri – Mysafiri
1979 — Ballë për ballë – Shefi i Arkeologëve
1978 — Gjeneral gramafoni – Brahoja
1978 — I treti (Film TV) – Qazim Beluli
1978 — Kur hidheshin themelet (Film TV) – Zeneli
1978 — Yjet mbi Drin – Pertefi,inxhinieri
1977 — Flamur në dallgë (Film TV) – Urani
1977 — Gunat mbi tela – Mësuesi
1977 — Njeriu me top – Murat Shtaga
1976 — Përballimi – Tarja
1976 — Zonja nga qyteti – Sala,sekretari i Partisë
1976 — Ilegalët – Besimi
1975 — Rrugicat që kërkonin diell – Furrxhiu
1971 — Mëngjeze lufte
1968 — Prita Ligori
1965 — Vitet e para Një nga vullnetarët në tharjen e kënetës
1958 — Tana/Wikipedia/

Në këtë përvjetor të artistit të madh korcar, po postoj dy dedikime nga njerëz të afert të tij. Nipit poet, Edmond Shallvari dhe aktorit Mevlan Shanaj.
Artistit të Popullit, Stavri Shkurti
(5 gusht 1927 – 5 gusht 1998)
Kamera e jetës, gati për xhirim
I vetmi Ti, në rolin e vetes
Në skenën bosh, gjë s’pipëtin
Veç tingujt e një muzike funebre
I vetmi rol me skenar të pashkruar
Pa fjalë, dialogje, i vetmi rol
I vetmi epilog nga sytë pikuar
Si vesa e parajsës, i fundit lot
@Edmond Shallvari.
P.s. Fati i madh për mua, që kisha dajo Stavri Shkurtin

Mevlan Shanaj:
STAVRI SHKURTI. Nuk e kujtoj vitin, por ardhja e Stavri Shkurtit në kinema ka ndodhur pasi po xhironim në natyrë me teatrin e Korçës “ Me gjuhën e pushkës” ( Hamza Minarolli) regjisor Dhimitër Orgocka.Kujtoj se punoja me film me dy kamerat më të mira në TVSH Stefan Gajo ( Naçi ) dhe Pali Kuke. Aty portreti i Stavri Shkurtit i panjohur deri në atë kohë në film , shkëlqeu. Syri i aktorit në ekran shumë herë ka bërë që kush e ka atë fat goditës të mos harrohet lehtë. Stavri ishte një ndër shëmbujt ku syri i tij të mbërthente.Kam thënë publikisht para trupës së aktorëve në atë kohë,&që pas këtij roli tani Stavrin e keni veçse në ekran. Përveç ngjizjes si imazh Stavri kishte një zë shumë të ngrohtë. Nuk ishte ndonjë meritë të parandjeje të ardhmen e një portreti fisnik me sy dhe zë të ngrohtë përmes interpretimeve të goditura.Kishim xhirime në Boboshticë, në pushimin e drekës së bashku me Jani Rizën dhe Pali Kuke kthyem ndonjë gotë verë dhe kur vajtëm për xhirim vetëm qeshnim . Kisha për të xhiruar me Stavrin, i cili ishte i bindur dhe po bënte prova, mirëpo i zgjuari Thimi Filipi na sajoi një truk sikur e kapën krizat e stomakut që herë pas here i shfaqeshin. Ne ndaluam xhirimet. ( Të nesërmen më thotë Stavri, që Thimi e sajoi dhimbjen për të mos u prishur juve kënaqësitë) . Kthehem te parashikimi për të ardhmen e Stavrit.Ashtu ndodhi filluan të shtohej prodhimi i filmit dhe Stavri u ndodh para kamerave të ekranit. Kujtoj në filmin e radhës te filmi “Ilegali” arriti sukses që nuk e ndali deri sa u largua nga kjo jetë. Unë më tej e kam pasur edhe në dy filma të tj . Te filmi “ Të shoh në sy” dhe te filmi “ Fletë të bardha” si për dreq të dy personazhet kishin episode të rënda shëndetësore. Në se te filmi “ Të shoh në sy “ në një çast me frymënarrje gojë më gojë ja hodhi, te filmi” Fletë të bardha” duke biseduar me Rikardin iku( artistikisht brenda planit) .Kishim bërë humor me këto rastësi dramaturgjike, siç fshinte dorën nga kamera mos i dukeshin dy gishtat e amputuar! Stavri Shkurti portreti i njeriut të mirë që si në ekran dhe në jetë të mbillte mirësinë! Janë disa njerëz në jetë që mallin ta bëjnë dhuratë të përjetshme. Këtë cilësi të miqëve të bardhë e ruaj me fanatizëm . Ja ashtu i mirë , më erdhe sot o Stavri i serenatave të Korçës! Këndonte bukur Stavri!
@NewsIn.Al
