KreuAktualitetiS'të harroj mësuesi i parë, më mësove "A, b, c-në..."/Viki Jano

S’të harroj mësuesi i parë, më mësove “A, b, c-në…”/Viki Jano

S’të harroj mësuesi i parë, më mësove “A, b, c-në…”

Shumë gjëra mund të harrohen në jetë, ngjarje, vënde, njerëz por kurrë mësuesi, ai njeri që më shumë se kushdo të jep nga vetja e tij…të jep diturinë, edukatën, mbarësine, shpresën dhe besimin për të ecur në ritmin e jetës…


Sa më shumë kalojnë vitet që je larguar nga bangat e shkollës ,aq më shumë e ndjen këtë. Të mungon një dashuri, një dashuri si asnjë tjetër dhe ndjen mall, përulje…respekt ! Të duket pak çdo fjalë, çdo urim…nuk ngopesh t’i dhurosh të gjitha lulet e Botës…
Pata fatin që vitet e para të shkollës ti bëja në vëndlindje, Selanik dhe më vonë të vazhdoja mësimet dhe studimet në Korçën e magjishme të “Shkollës së parë shqipe”…mësuesit kudo janë të njëjtit – rrezatim kulture, diturie, mirësie!
Mirënjohje për jetë!
Urime pafund për ju!

Viki Jano_Athinë

@NewsIn.Al

NewsIn Al
NewsIn Alhttps://newsin.al
NewsIn Al është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit