S’u ngopën…akoma Korçën akuzojnë!
“Lerini të thonë”…çfarë tjetër mund të bëjnë?!
Përsëri e njëjta gjë…sa herë që nëpër studio ftohen “specialistë” futbolli si puna e Jupit apo Prodanit, refreni vazhdon. Pardje në studion e gazetarit Ylli Rakipi akuzave për dënimin e pa drejtë të Skënderbeut ju shtua dhe një e fundit nga ish topkëmbëshi Redi Jupi, duke e quajtur Skënderbeun e Korçës kampione dhe pjesëmarrëse në grupet e UEFA-s, një “grup të strukturuar kriminal”…
Imagjinoni se ç’ndodh…një ish “topkëmbësh” të akuzon…zëri i dytë është i përhershmi Prodani që ironizon.
Nuk njihem për simpatizant të Dukës, por nuk mundet të nxish çdo gjë sa herë të preket interesi. Duke nxirë gjithçka bëhesh i pabesueshëm …aq i pabesueshëm sa ngatëron 28 000 dëshmorët e Enverit, me 28 500 futbollistë që paskan qënë në vitin 1989!
The që të urrejnë në Korçë o Redi…e ke gabim o zotëri, ish topkëmbësh, analist, biznesmen, specialist…
Si mundet ta mendosh që të kesh kaq shumë “vlera” sa të të urrejë Korça!?
Korça nuk urren, vetëm bekon zotëri! Nuk është në kulturën e saj urrejtja dhe intriga. Hajde në Korçë…merr me vete dhe Prodanin me gjithë të tjerët që ngritët “kalanë” e akuzave, letrave anonime, shpifjeve…hajdeni, keni dhe ju mundësi të mendoni e të kuptoni se atje ku ka qytetari, (për kulturën e kam fjalën, jo vendlindjen), këto “hynere” nuk i llogarit kush. E provoi Enea Jorgji me shokë…kampionatin i hoqi Korçës dhe askush nuk e dhunoi…
E vazhdove me 3 500 000 euro investim që ke bërë në Krrabë dhe po të dëmton federata…Është e drejta jote të kërkosh të drejtën nëpër gjykata…janë shumë euro, është djersa jote!
Bravo…kur të vish në Korçë, hajde të shikosh si funksionon Akademia e Skënderbeut…nuk ështl turp të mësosh…nga e mësuara vjen suksesi .
Se harrova…të jetë e rastësishme vallë që suksin më të madh kombëtarja e arriti në të njëjtën kohë, kur Skënderbeu që ju urrenit bënte histori në Europë?
Fatkeqësisht pas dënimit të Skënderbeut çdo sukses u harrua…edhe shkallët e stadiumeve më të zbrazura mbetën…rezultatet i shikoni vetë!

Të më kuptosh Jupi, nuk kam asgjë me ty…po fare. Por ti nuk ke të drejtë të më fyesh mua dhe një qytet të tërë…për ne Korça është Perëndi dhe si e tillë një jetë do jetë besim e dashuri!
Sa shumë stononit në studio me Çarçanin dhe Rizën…ishte zgjedhje e bukur e Rakipit.
“Intriga” përballë “trurit”.
Hajdeni të njihni Korçën…ne shëndet do ju urojmë!
Në fund të fundit, në Shqipëri jetojmë…dhe tradita vazhdon!
Në të gjitha kohët kështu ka ndodhur…të gjithë mediokrit, injorantët, debilat, të zhvullnetuarit e të pafuqishmit krijojnë koalicion për të gooditur e nxirrë çdo individ, apo grup suksesi, të paisur me një inteligjencë më të zhvilluar e me një vullnet më të fortë…
Përgjigjen në Korçë e dhamë 106 vite më parë, kur ishim Republikë…
Të jesh korçar, gjithmonë është një arsye më tepër për të qënë tolerant!

Korçë – Ilir Jano
@NewsIn.Al
