Suarez: Bëhet shok ekipi i Messit në Miami
Luis Suarez ka përfunduar detyrimet me Gremion dhe pritet të nënshkruajë kontratën me Inter Miami të Lionel Messit.
Luis Suarez luajti ndeshjen e tij të fundit për Gremio. Uruguaiani luajti normalisht në ndeshjen ndaj Vasco da Gama-s, madje duke shënuar golin e vetëm të takimit, në fitoren e skuadrës së tij. 
Në fakt goli i ngushtë ishte historik për “ pistelero ”, pasi arriti të shënonte 555 gola në karrierën e tij të madhe , duke bërë gati valixhet për Miami.
Siç raporton gazetari italian, të dyja palët tashmë kanë arritur një marrëveshje dhe Suarez pritet të nënshkruajë kontratën e tij me klubin nga Florida në javët në vijim, pasi ka rënë dakord për një marrëveshje njëvjeçare. Në fakt, kontrata pritet të përfshijë një opsion rinovimi.


@NewsIn.Al

