KreuAktualitetiSukses është të parandalosh vrasjet, jo të bësh lajm dhe të arrestosh...

Sukses është të parandalosh vrasjet, jo të bësh lajm dhe të arrestosh këdo që të del përpara!

Sukses është të parandalosh vrasjet, jo të bësh lajm dhe të arrestosh këdo që të del përpara!

Nga Avokat Kristiano Koçibelli:

Vrasja e djeshme në fshatin Pirg, është një tregues i qartë se shumë aktorë duhet të tregojnë një kujdes të shtruar ndaj sjelljeve të të miturve. Autori i vrasjes prej kohesh kishte treguar sjellje të natyrës krimenale, madje deri tek mbajtja e armëve të zjarrit. Sjellje këto të dënueshme nga Kodi Penal.

Ngjarja është një tragjedi që na trondit të gjithëve. Kjo ngjarje na kujton se dhuna mes të rinjve nuk lind papritur, ajo ushqehet nga mungesa e komunikimit, mungesa e mbështetjes, dhe nga indiferenca. Institucionet arsimore, sociale dhe ligjzbatuese duhet të jenë shumë më vigjilente, duke monitoruar, ndërhyrë dhe ofruar ndihmë kur shfaqen shenjat e para të konfliktit apo sjelljes problematike sidomos tek të miturit.

Prindërit, mësuesit dhe komuniteti duhet të bashkëpunojnë për të edukuar fëmijët me vlera humane, për të zgjidhur mosmarrëveshjet pa dhunë.
Çdo shenjë agresioni, çdo konflikt mes të rinjve, duhet të merret seriozisht dhe të trajtohet menjëherë.

Kjo tragjedi duhet të jetë një thirrje e fortë për të vepruar sot, që nesër të mos humbasim jetën e një tjetër fëmije.

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit