Sulm terrorist me të paktën 4 të vdekur dhe 14 të plagosur në Ankara
Shpërthime dhe të shtëna me armë ndodhën të mërkurën herët, më 23 tetor, në objektin e Industrisë turke të Mbrojtjes Ajrore (TUSAŞ) në distriktin Kahramankazan të Ankarasë. Sipas Ministrisë së Brendshme, numri i sulmit është të paktën katër të vdekur dhe 14 të plagosur. Theksohet se numri mund të mos jetë ai përfundimtar.
Grupi i terroristëve ka mbërritur në portën kryesore të industrisë pak para orës 16:00 (me orën e Turqisë).
Në fillim shpërtheu një makinë bombë, e drejtuar nga një kamikaz. Menjëherë pas kësaj, kanë shpërthyer të shtënat mes autorëve dhe ekipit të sigurimit privat të fabrikës. Që nga ora 17:08, më shumë se një orë më vonë, përleshjet brenda kompleksit vazhduan dhe të shtënat me armë zjarri mund të dëgjoheshin shumë larg.
Në orën 17:12 u njoftua zyrtarisht se të gjitha transmetimet e fotove dhe videove nga vendi i përplasjes janë të ndaluara. Në atë kohë, videot dhe fotot e përleshjeve në fabrikën e avionëve ishin postuar në internet dhe transmetuar në kanalet televizive turke. Ato foto shfaqnin sulmuesit, të cilët shteti zyrtar turk i quan “terroristë”.
Në total, deri më tani, informacionet bëjnë me dije se në këtë sulm janë përfshirë të paktën tre burra dhe një grua, me dy automjete, njëra prej të cilave ishte e bllokuar.
Në orën 17:15 u bë e ditur se të paktën dy autorë kanë mbetur brenda fabrikës dhe sipas një versioni mbajnë pengje.
@NewsIn.Al