Sulmet e Metës ndaj SPAK-ut? “Nuk ka standard të dyfishta. Mbështetja për sistemin e drejtësisë është e palëkundur
Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato ka bërë sot thirrje që SPAK të lihet të bëjë punën e vet dhe nuk duhet të sulmohet nga askush.
Gonzato deklaroi se BE nuk ka mbajtur asnjëherë një standard të dyfishtë lidhur me qëndrimin e tij përsa i takon mbështetjes së drejtësisë së re. Kujtojmë që Ilir Meta ditët e fundit ka shtuar sulmet ndaj kreut të SPAK-ut, Altin Dumanit, por SHBA dhe BE kanë dënuar sjelljen e Kreut të Partisë së Lirisë.
Sulmet e Metës ndaj SPAK-ut? “Nuk ka standard të dyfishta. Mbështetja për sistemin e drejtësisë është e palëkundur, por mesazhi është i njëjtë dhe i përhershëm. Ne i japim përparësi të madhe reformës në drejtësi dhe duhet ta lëmë të bëjë punën e vet”– tha ambasadori i BE, Gonzato.
@NewsIn.Al

