KreuAktualitetiTakim për Rrjetëzimin e Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Itali

Takim për Rrjetëzimin e Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Itali

Takim për Rrjetëzimin e Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Itali

Fiesole, Firenze – 22 Mars 2025 Në një përpjekje për të forcuar bashkëpunimin dhe krijuar mundësi të reja për sipërmarrësit shqiptarë në Itali, të shtunën u zhvillua një takim i rëndësishëm i shoqatës RIDA (Rrjeti Italian i Bizneseve Shqiptare në Itali).

Fiesole, Firenze – 22 Mars 2025

Në një përpjekje për të forcuar bashkëpunimin dhe krijuar mundësi të reja për sipërmarrësit shqiptarë në Itali, të shtunën u zhvillua një takim i rëndësishëm i shoqatës RIDA (Rrjeti Italian i Bizneseve Shqiptare në Itali).

Në këtë event mori pjesë Lina Çaushi, anëtare aktive e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, e cila së bashku me Presidentin e RIDA-s, Vat Marashi, si dhe këshilltarët Neritan Alku dhe Cataldo Pugliesi, diskutuan për forcimin e bashkëpunimit mes Dhomës së Diasporës dhe RIDA-s.

Takimi mblodhi një gamë të gjerë ekspertësh dhe sipërmarrësish, që operojnë në fusha si:

Mjekësia

Energjia e rinovueshme

Hidrogjeni dhe teknologjitë e gjelbra

Sipërmarrjet e ndryshme shqiptare dhe ndërkombëtare

Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte ndërtimi i një rrjeti të fortë bashkëpunimi, jo vetëm për bizneset shqiptare në Itali, por edhe për të krijuar ura lidhjeje me tregun shqiptar.

Diaspora shqiptare mbetet një aset i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik dhe profesional të komunitetit tonë, ndaj pjesëmarrësit ndanë ide dhe strategji konkrete për projekte të ardhshme, me synimin për të fuqizuar këtë rrjet.

Çdo bashkim i shqiptarëve në diasporë është një mundësi më shumë për zhvillim dhe përparim!

Rrjeti I Bizneseve shqiptare në Greqi

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit