Wednesday, May 15, 2024
spot_img
HomeAktualitetiTë flasësh në rrëzë të Gramozit, me gjuhën e "llozit"...Noka në Kolonjë!

Të flasësh në rrëzë të Gramozit, me gjuhën e “llozit”…Noka në Kolonjë!

Të flasësh në rrëzë të Gramozit, me gjuhën e “llozit”…Noka në Kolonjë!

Lum akuzash nga Rithemeluesi Noka për kryebashkiakun e Kolonjës Erion Isai.

Me një gjuhë fyese për Erionin,  Noka ju drejtua qytetarëve kolonjarë, duke harruar se ishte në një qytet kulture, jo poshtë dritares së Rithemelimit.

Kryebashkiaku i Kolonjës Erion Isai i kundërvihet Nokës duke i kujtuar se përfitues në tendera është dhe kryetari i Rithemelimit

Kryebashkiaku i Kolonjës Erion Isai përmes një postimi në Instagram i përgjigjet Flamur Nokës, që la Dritaren e Lirisë, për t’ju dhënë “mend” kolonjarëve.

Më poshtë postimi i plotë i kryetarit të bashkisë Kolonjë:

“Flamur Noka në një sallë me 15 veta qenkërka marrë me përmasat e mia sot. Mirë se vjen (megjithëse shumë rrallë, Flamur) Kolonja mirëpret këdo. Gabim e ke lexuar gjithmonë Kolonjën. Vjet erdhe 20 minuta dhe shpalle fitore të thellë.

Sot fole për abuzime, por pyet pak partinë tënde aty: Kur bashkia abuzon si ka mundësi që kryetari yt i Rithemelimit është fitues i shumë tenderave në atë bashki?

Shihemi në maj 2025 Flamur. Edhe më thellë!

P:S

Ajo kolona e rezultatit do jetë edhe më e gjatë vitin tjetër. Herën tjetër kur të vish, të takoj me kënaqësi; për turistët kemi respekt.
Erion Isai ju përgjigj fjalimit madhështor të Nokës i cili tha:
“Zonat nuk zhvillohen sepse ky pushtet nuk i e ka mendjen për ta zhvilluar. Ky Erioni këtu 1.30 cm është i shkurtër nga shtati, por i gjatë nga babëzia.

Këta miq nuk janë pushtetarë, por grabitqarë. Nuk janë ulur në karrige të shtetit për të qeverisur. Janë plaçkitës dhe misioni i tyre ka qenë vetë plaçkitja.”
Ndërkohë para pak kohësh z. Noka është akuzuar nga kryetari i grupit parlamentar të partisë së tij z. Bardhi për një vilë qindramijëra eurosh në Lalëz.

Kolonjë, Prill 2024

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments