Të gjithë shikoni lart sonte! “Hëna e luleve” do të ndriçojë qiellin e natës
Hëna e plotë e majit, e njohur si “hëna e luleve” do të ndriçojë qiellin sot.
Hëna e plotë filloi të shihet nga dita e djeshme e mërkurë, ndërsa sot në mbrëmje do të arrijë kulmin.
“Hëna e luleve” mori emrin e saj sepse shumë lule lulëzojnë në maj.
Koha më e mirë për të parë hënën e plotë të sotme është ora 23:59, sipas informacioneve nga revista e BBC-së ‘Sky at night’.
Hëna e plotë e ardhshme do të jetë “Hëna e luleshtrydheve” dhe do të ndodhë të premten, më 21 qershor
Pranë yllit Antares
Sipas shkencëtarëve, hëna gjatë kësaj hënë të plotë do të jetë afër yllit supergjigant të kuq “Antari”, i cili është një nga më të ndriturit në yjësinë e Akrepit
Shihni hënën e luleve në të djathtë të Antares. Burimi: Pete Lawrence/BBC
Pse e shohim hënën si portokalli?
E ulët, Hëna duket portokalli ose e kuqe, dhe kjo ka të bëjë me dritën e diellit që reflekton nga Hëna dhe kalon nëpër atmosferën e Tokës.
Kur është më afër horizontit, drita e Hënës duhet të kalojë nëpër një pjesë më të trashë të atmosferës së Tokës për të arritur në retinën tonë.
Kjo bën që drita blu dhe vjollcë të shpërndahet, që do të thotë se drita e Hënës duket më e kuqe në portokalli.
Paola Treska_ Në Korçën tonë
@ NewsIn.Al

