KreuAktualitetiTë premte të gjithë korçarët drejt Tiranës. K.F.Skënderbeu ve në dispozicion autobuzë...

Të premte të gjithë korçarët drejt Tiranës. K.F.Skënderbeu ve në dispozicion autobuzë për tifozët!

Të premte të gjithë korçarët drejt Tiranës. K.F.Skënderbeu ve në dispozicion autobuzë për tifozët!

Tifozët e Skënderbeut do të qëndrojnë në tribunat “S” për gjysmëfinalen e “Final Four”, që luhet të premten në orën 20:00 në stadiumin “Air Albania”.

Bileta kushton 10 mijë lekë të vjetra dhe shiten në biletaritë fizike te stadiumi “Air Albania” dhe “Selman Stermasi” në Tiranë, si dhe online në linkun e mëposhtëm

https://al.ebileta.al/biglietteria/pub/buyseats/scegliSettorePub.do?idEvento=1539( Korça)

Për këtë ndeshje të rëndësishme klubi ka vendosur transport falas, ku autobusët do të nisen në orën 15:00 para stadiumit “Skënderbeu”.

Të gjithë drejt kryeqytetit për të mbështetur masivisht ekipin ndaj rivalit tonë të përjetshëm. Kjo është ndeshja më e rëndësishme e sezonit për ne dhe mungesat nuk kanë justifikime.

Të gjithë bashkë t’u tregojmë se kush jemi, jo vetëm rivalit, por edhe pseudo-analistëve të banaqeve televizive në Tiranë, të cilët prej ditësh po vjellin vrer ndaj nesh, duke na konsideruar edhe si ekip i vogël.

Fanella e Skënderbeut është një ndër më të rëndat në Shqipëri dhe historinë që kemi bërë ne në Europë, nuk e ka arritur asnjë klub tjetër deri më tani.

Ne dimë se si fitohen trofetë dhe le ta kthejmë të premten në festë.

Bashkë ia dalim! Forca SKËNDERBE

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit