Meteorologia Lajda Porja tha se dita e enjte dhe e premte do të shoqërohen me shi, ndërsa fundjava do të sjellë mot të mirë dhe temperatura të larta.
Ndërkohë, meteorologia theksoi gjithashtu se tre ditët e para të muajit prill do të shoqërohen me temperatura të ulëta.
Porja theksoi se duke filluar nga data 4 Prill i gjithë vebdi do të përjetojë temperatura të larta dhe mot të kthejellët.
“Do të rishfaqen reshjet e dëborës në zonat malore dhe parashikohet që të mërkurën dhe të enjtën të jenë prezente. Reshjet e shiut dhe dëborës do të jenë prezente deri në orët e paradites së ditës së premte, ndërsa fundjava dhe gjithë java tjetër do të sjellë temperatura mjaft të larta dhe mot të kthjellët, duke sjellë pranverën e munguar. Pritet të kemi rritje të temperaturave në fundjavë deri në 19-20 gradë, të cilat kanë munguar gjatë kësaj jave. Çadra me vete është për të mërkurën dhe të enjten. Temperaturat e ulëta do të vijojnë deri në tre ditët e para të muajit prill do të jenë me temperatura të ulëta”, u shpreh meteorologia.
@NewsIn.Al
