“Të vendosësh idetë dhe ëndrrat e tua para një turme do të thotë të rrezikosh humbjen e tyre…”
Të qeshësh do të thotë të rrezikosh të dukesh budalla/qe.
Të qash do të thotë të rrezikosh të dukesh sentimental/e.
Të kontaktosh me një tjetër do të thotë të rrezikosh përfshirjen.
Të ekspozosh ndjenjat do të thotë të rrezikosh të ekspozosh veten tënde të vërtetë.
Të vendosësh idetë dhe ëndrrat e tua para një turme do të thotë të rrezikosh humbjen e tyre. Të dashurosh është të rrezikosh të mos jesh i/e dashur në këmbim.
Të jetosh është të rrezikosh të vdesësh.
Të shpresosh është të rrezikosh dëshpërimin.
Të provosh është të rrezikosh dështimin.
Por duhet të merren rreziqe sepse rreziku më i madh në jetë është të mos rrezikosh asgjë. Personi që nuk rrezikon asgjë, nuk bën asgjë, nuk ka asgjë, nuk është asgjë.
Ai/ajo mund të shmangë vuajtjet dhe pikëllimin, Por nuk mund të mësojë, të ndjejë, të ndryshojë, të rritet apo të jetojë.
I/E lidhur me zinxhir nga robëria e tij/saj është një skllav/e që ka humbur çdo liri.
Vetëm një person që rrezikon është i/e lirë.
Piro Dhame _Në Korçën tonë
~Leo Buscaglia (Libri: Të jetosh, të duash dhe të mësosh )

