Teatri i Diasporës
Korça jonë në këtë gusht të prushtë po gëlon nga një frymë argëtimi krejt ndryshe.
Gushti i Korçës edhe pse pa det dhe atraksionete tjera turistike ujore, duket se ka mbledhur si një hoje, “bletët” artistike të diasporës…
Këngëtarë dhe artistë të zhanreve të ndryshme…Jo si çdo vit për pushime por edhe për të na servirur “mjaltin” e tyre, muzikën, teatrin, traditën, kulturën që ky qytet ka frymëzuar ndër vite.
Në rrugët e qytetit në shëtitore dhe bujtina përditë hasim personazhe të dashura për publikun. Të ikur dhe të kthyer, korçarë dhe jo vetëm…
Të vendit dhe të diasporës!
Pas Inva Mulës dhe Genc Tukicit rradhën duket se e kanë mjeshtrat e përtej kontinentit.
Olsa Papandili -Violinistja jonë e talentuar, që me interpretimin dhe bandën e saj muzikore, kënaq shpirtrat e të gjitha racave njerëzore, që nga Dallasi e Bostoni deri në Korçë dhe Tiranë.

Arben Dervishi, ose personazhi “no coment” që vjen nga Michigani, Selaniku dhe Tirana, për të realizuar si gjithmonë role të papërsëritshme…Regjisori, aktori, kompozitori e këngëtari Erand Sojli që vjen nga Bostoni, Parisi, Tirana për të zgjedhur Korçën e dashur për premierën e një shfaqje surprizë për të gjithë artdashësit…
Të jetë rastësi apo një surprizë e këndshme për KoKo Festin e këtij viti?
Të presim…
Nga burime shumë të sigurta mësuam se në Korçë ka “zbarkuar” edhe “Theatri i diasporës”, me producenten e tij Elisabeta Gace, të cilët duket se do të hapin siparin theatral te sezonit artistik…
Një nga shfaqjet e repertorit të tyre të veçantë, me aktorë prestigjiozë dhe aktorë të talentuar shqiptaroamerikane.
Po cila shfaqje do të jetë ajo?
Rrini lidhur me faqen tonë për të rejat më të fundit nga jeta argëtuese që ofron “Gushti Korcar.”
Është muaji që starton Festivali më i madh i komedisë:
KoKo Fest 2025 !

Ilir Jano / 1 Gusht 2025
@NewsIn.Al

