KreuAktualitetiTedi Blushi: Synojmë 84 mandate në zgjedhjet e 11 Majit!

Tedi Blushi: Synojmë 84 mandate në zgjedhjet e 11 Majit!

Tedi Blushi: Synojmë 84 mandate në zgjedhjet e 11 Majit!

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, thotë se në parlamentin e ri do të jenë 12 deputetë. Për të në total opozita do të marrë 84 mandate.

”Fitorja e Koalicionit të Shqipërisë Madhështore është e padiskutueshme, synojmë të marrim 84 mandate. Ne duam që të kemi sa më shumë vota, që të çojmë përpara reformat tona. Ilir Meta do të jetë deputeti më i votuar në qarkun e Tiranës.

12 maji do të jetë dita e llogaridhënies për Edi Ramën. Do ta shndërrojmë Shqipërinë në vend prodhues. Partia e Lirisë do të ketë 12 deputetë në Kuvendin e ri. Ne duam të shembim këtë narko-shtet.

Kryeministri është futur në bunker, njësoj si Hitleri në vitet e tij të fundit. Shqipëria është drejtuar nga një kryetar i një shoqate mafioze, ndërsa Meta është kthyer në një simbol frymëzues, simbol lirie”, tha Blushi.

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit