Wednesday, June 17, 2026
spot_img
HomeAktualitetiTenderat, krimet zgjedhore? Erion Isai tregon arsyen pse u thirr në SPAK

Tenderat, krimet zgjedhore? Erion Isai tregon arsyen pse u thirr në SPAK

Tenderat, krimet zgjedhore? Erion Isai tregon arsyen pse u thirr në SPAK

Kryetari i Bashkisë së Kolonjës, Erion Isai, u paraqit në SPAK këtë të martë.

Sipas burimeve, ai është thërritur në Prokurorinë e Posaçme për të dëshmuar në kuadër të hetimeve që po kryen për një procedurë tenderuese.

Ai është thërritur në cilësinë e personit që ka dijeni për këtë projekt.

Isai fitoi mandatin e dytë në krye të Bashkisë Kolonjë më 14 maj, duke marrë 64,27% të votave, gati dyfishin e kundërshtarit nga koalicioni Bashkë Fitojmë, Et’hem Lumani.

Puna voluminoze dhe e paparishikuar gjatë mandatit të parë të suksesshëm të tij, ka bërë që opozita ta ketë gjithmonë në shënjestër për çdo investim.  Ndërkohë nuk ka dëshmitarë që Erioni apo stafi i tij ka ndërhyrë padrejtësisht në zgjedhjet bashkiake. Ditën e zgjedhjeve u lakuan shumë emra emigrantësh që ishin kompensuar për arrdhjen e tyre nga Greqia për të votuar.

Erion Isai, Kreybashkiaku i Kolonjës ka dhënë deklaratën e tij për mediat pas daljes nga SPAK.

Çështja për të cilën është thirrur është e panjohur për publikun, megjithatë Isai ka pohuar që nuk ka të bëjë me krime zgjedhore, por me një ngjarje për të cilën thotë se ka ndodhur kohë më parë dhe roli i tij ka qenë thjesht si një person që ka dijeni dhe jo si dëshmitar.

Erion Isai: Nuk ka lidhje me krimet zgjedhore, kam qenë i thirrur si person që ka dijeni. Ka lidhje me një ngjarje konkrete të para shumë kohëve, ku Bashkia nuk ka qenë e përfshirë me tender publik të drejtpërdrejtë, por si institucion në dijeni. Së kë po heton i takon prokurorisë, unë jam pyetur si person që ka dijeni, hetuesit janë në humor nuk ka arsye se pse të mos jenë në humor.

@NewsIn.Al

 

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments