Komedia me suksesin më të madh…
“Tërësisht të huaj” Komedia e autorit të njohur italian Paolo Genovese, me regji nga Erion Isai vjen përsëri në skenën e teatrit A.Z.Çajupi në Korçë!
Pritja e veçantë që i bëri publiku artdashës korçar komedisë në ditët e KoKoFest 2023, e bëri të domosdoshëm këtë rikthim në skenën e Teatri Korce

Interpretimi i shkëlqyer i aktorëve Olta Daku, Flori Agalliu, Kejdi Gishto , Igli Zarka, Ajlin Petrela, Ori Bici, Franc Bregu dhe Rosela Isufi i dha dhe i garanton suksesin komedisë, në të cilën 7 miq (tre çifte dhe një i divorcuar) gjatë një darkë, bëjnë një lojë të hapur ku gjithçka që vjen në telefonat e tyre, telefonatë apo sms, do ta lexojnë dhe dëgjojnë të gjithë.
Kjo lojë do i kthejë ata tërësisht “të huaj” me njëri tjetrin.
Ndikimi social dhe shoqëror i teknologjisë, “zbulon” shumë tradhëti e veprime që çojnë çiftet dhe miqësitë në konflikt e debat.
” Tërësisht të huaj” është komedia që ka pasur suksesin më të madh këtë vit në skenat e Tiranës, KoKo Fest dhe kudo ku është shfaqur!
Mos harroni…janë vetëm dy netë të magjishme në Korçë, që ju jepet mundësia të mrekulloheni me komedinë e Erion Isait!
☎️Rezervo 0699115131

Sot

