KreuAktualitetiTËRHIQ E MOS KËPUT !"Na i blene Zgjedhjet''..''Na i manipuluan'' ''Na i...

TËRHIQ E MOS KËPUT !”Na i blene Zgjedhjet”..”Na i manipuluan” ”Na i vodhen” etj. Refreni i peshtire fillon diten qe humbasim,

TERHIQ E MOS KEPUT !

Nga Petrit Fidani

Eshte e vjeter sa bota, ”Pelhura e Penelopes” diten thur e naten prish.
Kaq i vjeter po behet edhe ”Refreni”i lodhshem, ”na i blene Zgjedhjet”..”Na i manipuluan” ”Na i vodhen” etj.
Refreni i peshtire fillon diten qe humbasim, dhe vazhdon deri ne humbjen e radhes.dhe pas cdo humbje themi, ” Ishim mire kur ishim keq” dhe si perfundim humbasin Demokratet e Djathte, qe numerojne qindarkat per te nxjere muajin me buke.
Berishes do ti hape deren e makines shoferi, sic ja ka hapur sot e 33 vjet.
Pra duhet te ngrihemi ne TE HUMBURIT E VERTETE..te bejme Analizen e Vertete..Asaj qe nuk kerkon Analize.
Eshte vrare cdo Qelize e Djathte ne Politiken Shqiptare, eshte vrare Shpresa.
Megjithate, hajde ta bejme nje ”Analize” duke filluar nga 500 000 votat qe trumpeton Koalicioni ”Bashke Fitojme”
Berisha-Meta kane nje jete bashke dhe nje jete vec e vec !
Ne kete Moment jane vec e vec, se pas dates 14 Maj nuk i kemi pare bashke.

Zyrtarisht –7 Kryetaret dhe te gjithe Keshilltaret e Koalicionit Bashke Fitojme..Kryetar kane Kryetarin e LSI.. ish Kryetarin e Parlamentit te Rames, dhe ish kryetarin e shtetit te Rames Shokun Ilir Meta..
Pyetja eshte.. Cfare Fituan Demokratet e djathte nga kjo histori ??
Pergjigjia eshte..Humbem dhe ato qe kishim.

Faktikisht– Nga keto 500 000 vota po te heqim votat e LSI te Metes..Te Nard Ndokes..Vangjel Dules..”U mbars Mali poli nje Mii”
PD e Foltores ka mare 280-300 000 vota.
Pra diferenca eshte 200-220 000 vota. ne qofte se kesaj Diference i shtohen edhe 280 000 votat qe duken qarte ne Rezultat qe nuk votuan
Analiza e thjeshte nxjer 480-500 000 nuk kane votuar !
Ne qofte se ky nuk eshte Bojkot atehere cfar eshte ?
Perfundimisht Zgjedhjet u Bojkotuan nga Elektorati i Djathte Anti
komunist..
Ne kete Situate Berishes i kerkohet te hape PD dhe te prishe Koalicionin me LSI.
Ato 7 Komuna se nuk mund ti quash Bashki nuk i hyjne ne pune as dreqit..Berisha te mos njohe zgjedhjet dhe kjo histori me Meten mbyllet.

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit