Testamenti i fortë!
FJALËT e fundit që Kryepeshkopi Janullatos i tha kryeministrit grek Mitsotakis për Shqiptarët…
Gazetari Artur Bibe ka zbuluar një tjetër “amanet” që ka lënë kryepeshkopi Anastas Janullatos teksa ishte ende i vetëdijshëm në spitalin grek.
Gazetari tregon se Janullatos i ka kërkuar kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis që të ketë marrëdhënie të mira më fqinjët e Shqipërisë.
“Ka pasur dy amanete. Në takimin e fundit që ka pasur në spital me kryeministrin grek, Mitsotakis dhe me ambasadoren shqiptare në Greqi, Janullatos u tha bëni kujdes marrëdhëniet janë një hipotekë e madhe për dy popujt, duhet të jenë sa më të mira, falni mbështesni njëri-tjetri e bëni marëdhëniet edhe më të mira se janë strategjike dhe shumë domethënëse se janë dy popuj (Greqi-Shqiperi) që janë më shumë se vëllezër. Amaneti i dytë ishte të prehej në Kishën, katedralen që ndërtoi vetë dhe ishte ajo që kulmoi puna e tij me ndërtimin e kësaj katedrale ne mes të Tiranës”, tregon ai.
@NewsIn.Al
