KreuAktualitetiThënie gjeniale nga Honorè dë Balzak/ Lavdia është një helm që duhet...

Thënie gjeniale nga Honorè dë Balzak/ Lavdia është një helm që duhet marrë me doza të vogla.

Thënie gjeniale nga Honorè dë Balzak
Më 20 maj 1799, në Paris, lindi Honorè dë Balzak, romancier francez dhe dramaturg.
1- Lavdia është një helm që duhet marrë me doza të vogla.
2- Ligjet janë rrjeta ku mizat e mëdha kalojnë lehtësisht, ndërsa mizat e vogla ngelin të mbërthyera.
3- Prapa çdo pasurie të madhe, fshihet një krim i madh.
7- Lumturia e një nëne është si një rreze drite, ajo ndriçon të ardhmen, por reflektohet gjithashtu në të kaluarën, në formën e kujtimeve të bukur.
8- Kur gratë na dashurojnë, ato na falin për gjithçka, edhe për krimet tona; kur nuk na dashurojnë, nuk na njohin meritën për asgjë, as edhe për virtytet tona.
12- Kur ligji bëhet despotik, morali dobësohet, dhe anasjelltas.
15- Vetmia është e mirë, por gjithsesi të duhet dikush, që të të thotë se vetmia është e mirë.
18- Armiqtë tanë më të mëdhenj janë të afërmit tanë. Mbretërit nuk kanë vëllezër, nuk kanë bij, nuk kanë nëna!


21- Të pakuptuarit përfshihen në dy kategori: femrat dhe shkrimtarët.
24- Martesa është një betejë deri në vdekje, para së cilës bashkëshortët ia kërkojnë qiellit bekimin e tij.
26- Burokracia është një mekanizëm gjigant ngritur nga xhuxhët.
27- Prej kur ekziston shoqëria, një qeveri, në mënyrë të pashmangshme, ka qenë gjithmonë një kontratë sigurie midis të pasurve kundër të varfërve.
29- Arti është natyra e koncentruar.
30- Femrat, kur nuk dashurojnë, kanë gjakftohtësinë e një avokati të vjetër.
33- Të lexuarit na sjell miq të panjohur.
34- E gjithë lumturia varet nga kurajoja dhe puna.
37- Çdo moment lumturie kërkon një sasi të madhe injorance.
38- Një ditë ju do të zbuloni se ka më shumë lumturi në lumturinë e dikujt tjetër se sa në vetë tonën.
43- Suksesi nuk ekziston kur ke talent të madh, por pa vullnet.
46- Asnjë nuk e dashuron një femër sepse është e bukur apo e shëmtuar, budallaqe apo inteligjente. E duam sepse thjesht e duam.
47- Njerëzit duhet të besojnë tek martesa ashtu si tek pavdekësia e shpirtit.

Prof. Gjergji Gusho_ Në Korçën tonë

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit