KreuAktualitetiThirrja e Luis Enrique për futbollin…aktuale në çdo kohë!

Thirrja e Luis Enrique për futbollin…aktuale në çdo kohë!

✍️ Dikur, Luis Enrique bëri një thirrje, e cila ra në vesh të shurdhër. Ishte ideja e tij mbi futbollin, pasionin dhe brezat e rinj, filizat e apasionuar me këtë zbavitje… Thirrje e cila vlen sot dhe do të vlejë vit pas viti…

️ “Trajner, nëse njëzet fëmijë janë grumbulluar për ndeshje, të gjithë duhet të luajnë. Prindër, nëse fëmija juaj nuk luan ose merr pjesë vetëm kur shënon te ai ekip, gjeni një klub tjetër. Fëmijët duan vetëm të jenë të lumtur duke luajtur futboll me miqtë e tyre, sepse është pasion në atë moshë dhe jo punë.

Gjeni një klub ku fëmijët tuaj të kenë gjithmonë mundësinë të luajnë dhe të jenë të lumtur. Edhe nëse ekipi është i një niveli më të ulët. Mos kërkoni klube ku fëmijët zgjidhen për të fituar trofe. Trajner, mos mendo për rezultatet, fëmijët nuk kanë nevojë për stres apo presion. Ata duan thjesht dashuri dhe emocion”./Telesport

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit