-DËNUAR NGA TË VDEKËSHMIT-
Ullinjtë e mbetur s’pipëtijnë,
Ç’të na thonë për shokët e rënë?!
Atje ku vetë Zeusi mban dorën,
Ca njerëz të egjër s’kursejnë sëpatat…
Poshtë nesh, ndjej si vdesin ngadalë,
Rrënjët e gjora, pa trupat mbetur,
Gjoksin ta mbulojnë flokët e mi,
Por zemrën, dot natës s’ia fshehin…
Të puth dhe mbi ne yjet heshtin,
Për çfarë kanë parë, ç’të thonë?!
Ti dhe unë e dimë, me vdekje, përjetësinë,
Vetëm të vdekëshmit mund ta dënojnë…
-ARMENIDA-
Prill 2023
@NewsIn.Al

