Nga fronti mëngjesor i punes, ju përshëndes me…
TI JE…
Ti je vjeshta, e filluar, e mbaruar
Për fillimin e një dimri pas kësaj
Sipër teje bardhësish e borëzuar
Brenda teje me burimet ujë kristal.
Ti je vera, e filluar, e mbaruar
Për fillimin pas kësaj të një vjeshte
Sipër teje, e mbuluar, e zbuluar
Me një syth që rri fshehur brenda teje.
Ti je viti, i filluar, i mbaruar
I mbaruar, i filluar, viti je
Sipër teje katër stinësh zbukuruar
Brenda teje syth i dashurisë çel.

@Edmond Shallvari
#NewsIn. Al

