Tifozët e Galatasarayt festuan fitoren e kampionatit me një arkivol për Fenerbahcen dhe Mourinhon
Galatasaray fitoi titullin pas një fitoreje 3-0 ndaj Kayserispor.
Tifozët e Galatasarayt dolën në rrugë për të festuar fitimin e titullit të Superligës Turke, dhe disa prej tyre mbanin në duar arkivole të rreme prej letre, me ngjyrat e Fenerbahçes.
Njëri prej tyre madje kishte një foto me fytyrën e trajnerit të “verdhëve dhe bluve”, José Mourinho, i cili shpesh ishte në “mendësinë” e tyre për shkak të protestave të tij ndaj arbitrimit.

@NewsIn.Al

