Tiranë_ Leonard Duka ekstradohet nga Belgjika
Leonard Duka, eksponent i krimit të organizuar, i dyshuar si “koka” e një grupi kriminal është ekstraduar nga Belgjika në Shqipëri.
Ai dyshohet si një nga autorët e vrasjes së Santiago Malkos, ngjarje e ndodhur në gusht të viti 2019, në rrugën “Xhanfize Keko”, Tiranë.
Duka ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Sigurimi i kushteve për vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Syshohet se Duka bëri plan me Durim Bamin, për eleminimin e Ervis Martinajt dhe ish-deputetit Arben Ndoka. Kujtojmë se Leonard Duka, u kthye nga mik i afërt në armik të Ervis Martinajt.((Express)
@NewsIn.Al

