KreuAktualitetiTrafik droge: “Ngarkesë” e re me kokainë në një kontenier me banane...

Trafik droge: “Ngarkesë” e re me kokainë në një kontenier me banane me vlerë miliona

Trafik droge: “Ngarkesë” e re me kokainë në një kontenier me banane me vlerë miliona

Po vinte nga Ekuadori – 46 kilogramë drogë u gjetën të fshehura

Një kontenier i dyshimtë i mbërritur në portin e Pireut u tërhoq për kontroll dhe u konstatua se brenda bananeve që transportoheshin ishin fshehur 46 kilogramë kokainë.

Nga kontrollet e imtësishme të inspektorëve doganor të Autoritetit të Pavarur të të Ardhurave Publike (AADE) në kuadër të luftës kundër kontrabandës, u identifikuan dhe konfiskuan 46 kilogramë kokainë, të fshehura me kujdes brenda një kontejneri frigoriferik me banane.

I gjetën 40 pako kokainë – “Të ardhurat” llogariten në 2 milionë euro

Më konkretisht, kontejneri i dyshimtë i bananeve me origjinë nga Ekuadori dhe me destinacion final portin e Pireut, u sekuestrua nga Dogana e 3-të e Pireut pas një analize të rrezikut lokal. Pasoi një kontroll me rreze X ku në makinerinë frigoriferike të kontejnerit u zbulua Kokaina.

Në kontrollin fizik u gjetën 40 pako me një sasi të konsiderueshme lënde narkotike (kokainë), me peshë bruto dyzet e gjashtë kilogramë e katërqind e dyzet e pesë gramë (46.445 kg), të cilat u konfiskuan.

Kontrolli është kryer me asistencën e Prokurorisë për Drogën e Prokurorisë së Krimeve Ekonomike (PSPK) të Atikës, ndërsa për rastin është njoftuar menjëherë prokurori kompetent dhe Organi Koordinues i Prokurorisë së Drogës (SODN).( In.gr)

Nestor Dede_ Pire Athinë

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit