Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në Tiranë, ku dy persona kanë humbur jetën si pasojë e asfiksimit nga rrjedha e gazit në banesë.
Viktimat janë shtetasit A.M, rreth 47 vjeç dhe V.B, rreth 56 vjeç, teksa ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:20, në rrugën “Marije Kraja”.
“Dyshohet se janë asfiksuar nga rrjedhja e gazit, pronari i banesës, shtetasi A.M, rreth 47 vjeç dhe një afërm i tij i largët shtetasi V.B, rreth 56 vjeç, të cilët kanë humbur jetën sipas konfirmimit të stafit mjekësor.” – thuhet në njoftimin e Policisë.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.
@NewsIn. Al

