Tragji-komedija e një kombi të degdisur…Opinion nga G. Kapllani

284
  Dikur i shprehnin mirënjohjen e tyre “nënës Parti”. Tani ja shprehin “nënës” Greqi.
  Tragje-komedia e një kombi të degdisur dhe të ç’orjentuar që ka shpërdoruar shpesh pa ment energjitë e tij të jashtëzakonshme, duke punuar, u vrarë dhe copëtuar shpesh për të tjerët ose me njeri-tjetrin.
  Duhet dikur të analizojmë me seriozitet shkaqet e mjerimit dhe dështimit tonë në ndërtimin e një shteti dhe shoqërie funksionale – sidomos tani që kemi dy shtete Shqiptare në Ballkan dhe jemi popullsi shtetformuese në një të tretë (Maqedoni e Veriut). Le të punojmë me durim dhe mencuri, të ndryshojmë dhe të kontribojmë për veten, të ndërtojmë shtete ku Shqiptaret do gjejnë veten dhe ëndërrat e tyre, shtete ku njeriu do ndjehet qytetar dhe jo i huaj në vend të tij, se kemi (të paktën) 500 vjete që sillemi si mercenarë të çdo lloj mashtruesi dhe kapadaiu, duke ndihmuar krijimin dhe begatinë e shteteve të tjera (mendo që Shqiptarët patën rol protagonist në krijimin e shtetit Grek, Egjiptian, Turk dhe deri diku Italian) që nuk të thonë as faleminderit dhe përçmojnë origjinën, gjuhën dhe kulturën tënde (nga të gjitha këto shtete që përmenda vetëm Italia na respektoi, te tjerët na theren, na dëbuan, na zhdukën gjuhën, na tallen dhe as nuk duan të degjojnë për origjinën tënde apo e shohin atë si kërcënim).
Gazmend Kapllani