KreuOpinion"Trekëndëshi i Bermudës"...puç, puç, puç… lul…

“Trekëndëshi i Bermudës”…puç, puç, puç… lul…

“Trekëndëshi i Bermudës” zbulohet në parlamentin shqiptar. Prijësi fitimtar i PD,  pas eksplorimeve shumë vjeçare emëroi tre këndet e këtij trekëndëshi,  të cilët janë Berisha,  Meta dhe Rama.

Kryetari i PD-së Lulzim Basha në seancën e djeshme parlamentare, pas armikut Berisha,  sulmoi për herë të parë Ilir Metën… këtë bile e bëri me aq guxim sa e dëgjoi dhe Rama:

“E ke hallin te PD-s, ke hall ti sa demokratë mbledh unë? Të ka marrë malli ty? Thuaj më ka marrë malli për Sali Berishën dhe Ilir Metën. Shko edhe ti në foltore, bëj “Foltoren” tënde dhe bëni trekëndëshin Bermudës.

Unë jam këtu për hallet e shqiptarëve, jo të Sali Berishës, Ilir Metës dhe tuat dhe as atyre që u rrinë nga pas ju. Dil të paktën hapur mos u fshih. A do ta plotësojnë demokratët dëshiron të kthehen pas? Jo, mua do të më kesh përballë, Jo Sali Berishën, mua që të munda në 2011” ju drejtua ballëhapur prijësi demokrat Basha!

S’ka dërci vërci më… Më në fund “dhe i vetëm , trim në luftë”…

@NewsIn. Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit