TRONDIT gazetarja -Kush ishte vajza që u përdor si karrem për të ekzekutuar “të fortin”?
Gazetarja Dorjana Bezat ka dhënë detaje të reja mbi megaoperacionin e SPAK, “Metamorfoza 2”, ku u lëshuan 50 urdhër-arreste, për personat e botës së krimit në Shqipëri.
Disa prej tyre janë në pranga, ndërsa të tjerë janë në kërkim. Në një lidhje me “Breaking”, gazetarja tregon se u bënë tentativa nga mënyra më të ndryshmet për të vrarë Durim Bamin.
“Durim Bami kishte prishur balancat me krerët e grupeve, dyshohet si autor i vrasjes së Alekasndër Ndokës. Arben Ndoka mobilizoi asetet e tij pasurore dhe kontaktet e tij me personazhe të botës së krimit apo ligjit për ta eliminuar. Ka pasur atentate me eksploziv apo atë kur po udhëtonte me “Range Rover”, ndiqej kudo që lëvizte, nga 16 persona.
