Sunday, May 24, 2026
spot_img
HomeAktualitetiTRUMP: "Do hakmerremi rëndë" nëse vendet evropiane shesin obligacione amerikane

TRUMP: “Do hakmerremi rëndë” nëse vendet evropiane shesin obligacione amerikane

 

Vendet evropiane që janë anëtare të NATO-s kanë së bashku më shumë se 2 trilionë dollarë në obligacione të thesarit amerikan. Shuma rritet në 3 trilionë, nëse përfshihet Kanadaja.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kërcënoi me “hakmarrje të rëndë” nëse vendet evropiane fillojnë të shesin letra me vlerë ose aksione të Thesarit të SHBA-së, me qëllim që të ushtrojnë presion mbi Uashingtonin.

 

“Nëse kjo do të ndodhte, ne do të vendosnim të hakmerremi  rëndë dhe i kemi të gjitha letrat e forta në duart tona”, tha presidenti i SHBA-së në një intervistë që dha për rrjetin televiziv Fox Business nga Davos.

Ky paralajmërim vjen pasi kriza e Groenlandës, e kombinuar me kërcënimet e Trump kundër aleatëve të SHBA-së, shkaktoi trazira në tregjet amerikane, përfshirë atë të obligacioneve, të cilat ai po i monitoron nga afër Shtëpinë e Bardhë.

Një fond i madh suedez pensionesh, Alecta, tha të mërkurën se kishte shitur tashmë shumicën e obligacioneve të tij amerikane, për shkak të “vulnerabilitetit” të ekonomisë amerikane. Të martën, fondi danez AkademikerPension njoftoi se… kishte shitur të gjitha obligacionet e saj amerikane, duke marrë parasysh se “situata fiskale në SHBA nuk është e shëndetshme”. Një fond tjetër danez, Pensionskasse (PBU), i tha TV2 se po shiste gjithashtu letra me vlerë të Thesarit të SHBA-së

Vendet evropiane që janë anëtare të NATO-s kanë së bashku më shumë se 2 trilion dollarë në obligacione të Thesarit të SHBA-së. Shuma rritet në 3 trilionë, nëse përfshihet Kanadaja, një tjetër objektiv i preferuar i Trump.

@Newsin.al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments