KreuAktualitetiTrump Jr. shpërndan përgjigjen e Grenell për Alfred Lelën: Gënjeshtër! Fshije lajmin

Trump Jr. shpërndan përgjigjen e Grenell për Alfred Lelën: Gënjeshtër! Fshije lajmin

Loboi që djali i Trump të takohej me Ramën? Trump Jr. shpërndan përgjigjen e Grenell për Alfred Lelën: Gënjeshtër! Fshije lajmin

Richard Grenell, i dërguari i Presidentit Donald Trump për misionet speciale është përfshirë në një debat me drejtorin e zyrës së shtypit të PD, Alfred Lela lidhur me një shkrim ku Grenell konsiderohet si lobist i padeklaruar i kryeministrit Edi Rama.

Sipas një lajmi të publikuar edhe online Grenell është përpjekur që të përfshijë në axhendën e djalit të presidentit Trump, Donald Trump Jr., edhe një vizitë në tiranë ku të takonte kryeministrin Rama.

Grenell ka zgjedhur të reagojë në rrjetet sociale ku ka bashkëngjitur edhe shkrimin si dhe duke i kërkuar Lelës që ta përgënjeshtrojë atë pasi nuk ka asnjë të vërtetë. Postimin e Grenell e ka shpërndarë edhe vetë djali i Trump.

“I dashur Alfred Lela, e kuptoj që jeni disa ditë larg një zgjedhjeje të rëndësishme. E kuptoj që emocionet janë të larta. Zgjedhjet tuaja i kam parë në heshtje, sepse Shqipëria është një aleate e rëndësishme dhe e besuar e Amerikës në NATO (dhe një nga vendet e mia të preferuara për të vizituar dhe për të pushuar). Por kjo histori nga media juaj është një gënjeshtër TOTALE. Duhet të korrigjohet menjëherë dhe të hiqet nëse ju interesojnë faktet”, ka shkruar Grenell./korrieri

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit