KreuAktualitetiTurp! Ky është reagimi për paaftësinë kronike dhe arrogancën e Federatës Shqiptare...

Turp! Ky është reagimi për paaftësinë kronike dhe arrogancën e Federatës Shqiptare të Futbollit!

Turp! Ky është reagimi i vetëm i denjë për paaftësinë kronike dhe arrogancën e Federatës Shqiptare të Futbollit!

Në vend që të garantojë një atmosferë sportive dhe të mbrojë tifozët besnikë, në prag të ndeshjeve vendimtare të Kombëtares, FSHF zgjedh t’i përjashtojë ata. Më keq akoma, vë në lëvizje gjithë aparatin shtetëror kundër tifozëve shqiptarë, sikur të ishin kriminelë ordinerë.

Vendimi i FIFA-s për të dënuar FSHF-në është vetëm pasqyra e një sëmundjeje më të thellë – inkompetencës strukturore dhe mungesës së vizionit. Një institucion që nuk arrin të organizojë siç duhet një ndeshje futbolli, ka kurajon të ëndërrojë organizimin e një Kampionati Europian!

Manipulimi i vazhdueshëm me ndjenjat e tifozëve – herë me zhvendosje të ndeshjeve në Elbasan, herë me kërcënime për mbyllje sektorësh – ka pasur një qëllim të vetëm: t’i largojë ata që e ndjekin Kombëtaren kudo. Këtë herë, goditja është edhe më e ulët: penalizohen pikërisht ata tifozë të organizuar që janë treguar shembull sjelljeje dhe përkushtimi në stadiume.

Aftësia e vetme e kësaj federate të dështuar është rritja e çmimeve të biletave. Kjo është “strategjia” e tyre: të zhvasin tifozët e ndershëm për të mbuluar paaftësinë e vet.

Në vend që të marrin përgjegjësinë, ata zgjedhin rrugën më të lehtë: të “vrasin” futbollin shqiptar, duke ndëshkuar ata që e mbajnë gjallë pasionin për Kombëtaren.

Ky nuk është thjesht një dënim – është një pasqyrë e qartë e dështimit total të FSHF-së për të mbrojtur futbollin, tifozët dhe imazhin e Shqipërisë.

Është koha që zëri i tifozëve të dëgjohet.
Është koha që përgjegjësit të japin llogari!

Tifozët Kuq e Zi

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit