Ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla fiton azil politik në Itali
Në këtë mënyrë, vendimi i marrë nga gjykatat e Romës do të jetë një pengesë për ekstradimin e tij në Shqipëri, pas kërkesës së drejtësisë shqiptare.
Ish-kryeprokurori Llalla, u shpall fajtor për mosdeklarim dhe fshehje pasurie në 3 episode. Ai akuzohet se nuk ka deklaruar një shumë prej rreth 7 mijë dollarësh për lindjen e djalit, shpenzimet që lidhen me ndërtimin e katit të tretë të banesës si dhe shkollimin e vajzës në Gjermani. Gjithashtu ndaj ish-kryeprokurorit gjykata vendosi edhe konfiskimin e pasurisë. Më konkretisht bëhet fjalë për një apartament në Durrës dhe rreth 22 mijë m2 tokë arë ne periferi të Tiranës. Në vendimin e saj Apeli i GJKKO-së, thotë se ish kryeprokurori për 5 vite nuk duhet te ushtrojë asnjë funksion publik. Ish-kryeprokurori Adriatik Llala, i arratisur nga vendi para vendimit të formës së prerë që e dënoi me dy vjet burg për “fshehje të pasurisë”, u arrestua në Itali në dhjetor te vitit te kaluar.
“Më në fund drejtësia u vu në vend”
@NewsIn.Al
