Skender Rusi, ne miremengjesin e kesaj dite…
”Unë dhe kitara që binte vetë”
(variant2)
Unë të thërras ty në emër
Dhe kitara bie vetë papritur
Telat e saj si asnjëherë tjetër
E mbushën dhomën me tinguj.
Unë të thërras ty në emër
Dhe rruga mbushet me jargavanë,
Nuk e di kush e ka pasur fajin
Që nuk u dashuruam ne më parë!
Unë të thërras ty në emër
Një botë të tërë timen ke pushtuar,
Kitara bie papritur vetë,
Sjell një akord të çakorduar!
Unë të thërras ty në emër,
Dhe kitara bie vetë,pa e prekur!
Unë jam në studion e saj,në zemër,
Edhe i gjallë,edhe i vdekur!
Korçë_ 22.02.2018
@NewsIn.Al

