KreuAktualitetiUVERTURË DASHURIE/ Poezi nga Brixhida Dede_ Selanik

UVERTURË DASHURIE/ Poezi nga Brixhida Dede_ Selanik

UVERTURË DASHURIE

Ti e pikturuara e zotit, lindur nga puthja e diellit me detin.
Je më e veçanta hyjni!
E ndjeshme, e thellë, rebele, romantike, çmenduri deri në hapësirë supreme.
Dritë që të ngjit në qiej!
Lumturia, duhet të kishte emrin tënd!

Diçka më e fortë se dashuria je që të deh e ndihet deri gjak!
Hëna pa ty s’ rrezaton,
Pa praninë tënde yjet nuk ngrihen.
Kumbim ëngjëllor që të pushton shpirtin.
Mendim i pakufizuar!
Zbrite prej qielli, të zbukurosh tokën!
Ikonë e dritësuar!

Brixhilda Dede_ Selanik

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit