KreuAktualitetiVargje nga poetë emigrantë/ Greqi, Astrit Balliu

Vargje nga poetë emigrantë/ Greqi, Astrit Balliu

Vargje nga poetë emigrantë/ Greqi Astrit Balliu

KTHE URREJTJEN NË ZBAVITJE !

Do të shtohen pra armiqtë ,
nga ata… të egër shumë !
Edhe miqtë, do të shtohen ,
miqtë fallco, ta them unë .

Por prapë ti , vazhdo ngjitu ,
ec drejt majës, mos ndalo .
Gurë a llaç, çfarëdo të hedhin ,
herë kala,herë urë ndërto !

Në i takofsh ata në zbritje ,
një buzëqeshje prapë dhuro .
Kthe urrejtjen në zbavitje ,
dhe nivelin tënd trego !

Greqi-ASTRIT BALLIU-

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit