Tuesday, December 23, 2025
spot_img
HomeKulture / ArtVAZHDONI TË KRIJONI E TË DHURONI TEATRANTË E ARTISTË! Gëzuar Ditën Botërore...

VAZHDONI TË KRIJONI E TË DHURONI TEATRANTË E ARTISTË! Gëzuar Ditën Botërore të Teatrit!/ Nga regjisorja Driada Dervishi

Grekët, dikur, ishin shumë të vetëdijshëm se Arti, së bashku me politikën, shkencën, fenë dhe drejtësinë i japin identitetin një shoqërie.
Ndërkohë që sot vazhdimisht vihet në pikëpyetje e drejta e ekzistencës së artit dhe ( prej mendjengushtësisë a dreqi e di pse) e kemi zhvendosur atë nga qendra e shoqërisë.
Një gabim i madh tragjik dhe historik – sipas njërit prej mendjeve të mëdha të Teatrit Ivo van Hove!

Pa artin, kulturën dhe lirinë relative që vjen prej tyre, shoqëria, edhe sikur të ishte e përsosur, nuk do ishte gjë tjetër veçse një xhungël. – thoshte Albert Camus – Ja pse sot çdo krijim autentik është në të vërtetë një dhuratë për të ardhmen!
VAZHDONI TË KRIJONI E TË DHURONI TEATRANTË E ARTISTË!
Gëzuar Ditën Botërore të Teatrit!

* 27 Mars – Dita Botërore e Teatrit është një ditë feste për ata që e kuptojnë dhe e njohin mirë vlerën dhe rëndësinë e Teatrit. Por nga ana tjetër, kjo ditë shërben si një thirrje për qeveritë, politikanët dhe institucionet të cilat jo vetëm nuk ia dinë këtë vlerë Teatrit, por përpiqen ta zhbëjnë atë. Kjo ditë u bën thirrje njerëzve dhe individëve të cilët akoma nuk e kanë kuptuar fuqinë e Teatrit duke iu kujtuar se pa art e kulturë nuk ka të ardhme!
RROFTË TEATRI, ky akt i mrekullueshëm dashurie!

Driada Dervishi – #photo Armand Sallabanda

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments