KreuAktualitetiVenezuelë: Të burgosurit hapën tunele dhe u përplasën me oficerët e policisë

Venezuelë: Të burgosurit hapën tunele dhe u përplasën me oficerët e policisë

Venezuelë: Të burgosurit hapën tunele dhe u përplasën me oficerët e policisë

Ndoshta arratisja më e gabuar në histori u bë nga disa të burgosur në Venezuelë, të cilët, pasi gërmuan tunele dhe kaluan nëpër muret e burgut, u përplasën me një grup prej 30 oficerësh policie që ushtroheshin pak jashtë burgut.

Në videon në të cilën është regjistruar arratisja e dështuar, shihen disa nga gjithsej 20 të burgosurit që morën pjesë në të duke dalë nga tuneli dhe duke kuptuar gabimin e tyre.

Sipas Daily Mail, llogaritja e gabuar e të burgosurve i shtyu ata të hapnin tunelin drejt zonës së stërvitjes në selinë e policisë në kryeqytetin venezuelian, Maracaibo.

Pavarësisht se 30 oficerët ishin të paarmatosur, në një deklaratë zyrtare thuhet se “gjithçka u vu nën kontroll”, ku tre prej të burgosurve pësuan lëndime të lehta teksa tentonin të arratiseshin.

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit