VERËRAT E KRAHINËS SË DEVOLLIT NË FILLIM TË SHEK. 19-TË.
TETOR, KOHA E RRUSHIT, KOHA E MUSHTIT, KOHA E VERËS
Dr. Ilia V. Ballauri ©
Udhëtarë të ndryshëm që kaluan në anët tona në këtë kohë dhe kryesisht, Fransua Pukëvil (1770 – 1838) konsulli i Napoleon Buonapartit pranë Ali Pashë Tepelenës, tek vepra e tij, “Voyage en Morée, à Constantinople, en Albanie, et dans plusieurs autres parties de l’Empire Ottoman” botuar në Paris më 1805 dhe Ami Bue (1794 -1881), gjeolog gjermano-austriak, i cili konsiderohet edhe si pionieri i gjeologjisë së Ballkanit, tek vepra e tij “La Turquie d’Europe; observations sur la geographie, la géologie, l’histoire naturelle,” botuar gjithashtu në Paris më 1840, e përmëndin Devollin si një krahinë të veçantë për prodhimin e rrushit dhe të verërave dhe konkretisht, Pukëvili thotë se, “ … vera e Devollit është e famshme, …” ndërsa Bue thotë se, “ … vera që prodhohej në luginën e Bilishtit (Devollit) i përngjante disa verërave të pjekura të Hungarisë, verë e ëmbël…. etj.”
Dr. Ilia V. Ballauri ©
Nxjerrë nga: “Erozioni gjenetik dhe mbijetesa e sojeve,
tek bimët bujqësore të traditës, në zonën e Korçës” Bot. Kotti, Korçë 2014, fq. 96
Ilustrimi: Vreshtë sot, në zonën e Devollit

@NewsIn.Al

