KreuAktualitetiVitrinë e shkëlqyer futbolli në Bernabeu. Reali në finale e champions! LOJTARËT...

Vitrinë e shkëlqyer futbolli në Bernabeu. Reali në finale e champions! LOJTARËT E BAYERN MUNICH AKUZA KUNDËR ARBITRIMIT

Vitrinë e shkëlqyer futbolli në Bernabeu. Reali në finale e champions! 

A ndikoi arbitrimi në rezultatin përfundimtar? Konstatime të ndryshme për golin e anuluar të Bajernit.

LOJTARËT E BAYERN MUNICH AKUZA KUNDËR REAL MADRID PAS NDESHJES!!

Matthijs de Ligt: “Nuk dua të them se Real Madridi i ka gjithmonë gjyqtarët me vete, por kjo bëri diferencën sot”. Ka qenë turp”.

Thomas Müller: “Të luash kundër Real Madridit është gjithmonë shumë e çuditshme”. Sot arbitri as që donte të mbikëqyrte pozicionin e pretenduar të pozicionit jashtë loje në VAR. Mjerisht kjo ndodh shumë shpesh në Madrid”.

Vërshëllima e fundit e arbitrit çoi madrilenët në festë, pas një ndeshjeje gjithë ankth dhe surpriza për 90 minuta.

Sfida u zhbllokua në minutën e 69 nga Bayern, që shtangu Bernabeun duke shënuar golin e parë me Alfonso Dejvis.

Në minutën e 88 madrilenët tundën rrjetën duke vendosur baraspeshën me Joselu, i cili vetëm dy minuta më vonë shënoi dopietën, duke i prerë biletën e finales Realit.

Madrilenët tashmë do të shkojnë në finalen e Uemblit për të gjetur sërish një tjetër skuadër gjermane në fushë, Borusia Dortmund.

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit